Dëme nga shiu në institucionet e kulturës, kërkohen zgjidhje për rehabilitim

 Ministria e Kulturës ka dërguar korrespondencë deri te të gjitha institucionet të bëjnë kontroll urgjent në gjendjen e objekteve të tyre pas shiut të rrëmbyeshëm dhe të propozojnë zgjidhje për rehabilitim urgjent dhe për zgjidhje afatgjatë për gjendjen.

Pas informacioneve fillestare për dëmtime serioze të shkaktuara nga shiu në disa institucione kombëtare, kontroll ka kryer zëvendësministri i Kulturës Vlladimir Llazovski, i cili i ka vizituar objektet e Teatrit të Dramës dhe Muzeut të Maqedonisë, ndërsa ministri i Kulturës Robert Allagjozovskit ka bërë kontroll në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup, transmeton MIA.

“Është konstatuar se edhe madje gjatë të reshurave të shiut të cilat  janë të zakonshme gjatë kësaj periudhe të vitit, institucionet tona kulturore po përballen me pasoja serioze të pakujdesisë për kushtet në to. Qëllimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe i Ministrisë së Kulturës është që ajo pakujdesi të ndërpritet menjëherë dhe të ndërmerren masa urgjente”, njofton Ministria e Kulturës.

Nga atje kumtuan që për Teatrin e Dramës prej sot të ndërmerren masat për rehabilitim lokal të çatisë, ndërsa në koordinim me ministrin e Financave Dragan Tevdovski, do të zbatohet  procedurë urgjente dhe do të ndahen fonde për rehabilitimin e kulmit  të krijohen kushte elementare për punë të papenguar  të teatrit.

Штети од дожд 2

Në Muzeun e Maqedonisë, gjithashtu, është konstatuar një situatë shqetësuese që sipas Ministrisë, është pasojë e neglizhencës së gjatë dhe mos rehabilitimit të pasojave nga tërmeti i vitit të kaluar dhe shirave të rrëmbyeshme nga marsi i këtij viti. Megjithëse udhëheqja e re ndërmerr masa urgjente, janë të nevojshme ndërhyrje më serioze të rikonstruimit të çatisë, për të cilat do të sigurohen fonde shtesë nga Buxheti.

Штети дожд 3

“Ministria e Kulturës e ndjek intensivisht gjendjen dhe është e gatshme, në bashkëpunim me udhëheqësinë, të intervenojë menjëherë në të gjitha situatat urgjente; informojnë nga Ministria e Kulturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button