Maqedoni, faturat për ngrohjen termike prej tani edhe në formë elektronike

Kompania për furnizim me ngrohje “Balkan Enerxhi” ka vendosur shërbim të ri “e-faturë”  me të cilën faturat për energjinë termike të shpenzuar do të mund të merren me postë elektronike.

Sipas kompanisë me shfrytëzimin e këtij shërbimi, konsumatorët kanë mundësi më të madhe për kontroll të fitimit, pagesën dhe arkivimin elektronik të faturave. Me këtë, sqarojnë, shfrytëzuesit e shërbimeve të Furnizimit me ngrohje Ballkan Enerxhi do të jenë të sigurt se në kohë do të marrin faturat për energji termike dhe do të kenë mundësi në kohë t’i paguajnë, me ç’ka do ta shmangin interesin për pagesë të vonuar.

Nga kompania theksojnë se kompania me përgjegjësi, në vazhdimësi të gjitha aktivitete e saj i realizon sipas parimeve për përgjegjësi shoqërore dhe kujdes për mjedisin jetësor.

“Kompania punon në përmirësimin e cilësisë së shërbimit që është në interes të konsumatorëve, por edhe në interes të përmirësimit të cilësisë të mjedisit jetësor në Shkup”, thonë nga Furnizimi me ngrohje Ballkan Enerxhi.

Shërbimi është në dispozicion për të gjithë shfrytëzuesit të cilët do të plotësojnë, nënshkruajnë dhe dorëzojnë formular kërkese drejtpërdrejt në filialin më të afërt. Formulari mund të gjendet në faqen e internetit të Furnizimit me ngrohje Ballkan enerxhi, http://beg-snabduvanje.com.mk ose në të gjitha filialet e Furnizimit me ngrohje Ballkan enerxhi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button