Ministria e Bujqësisë do të merr masa për naftën e gjelbër për bujqit

Nga viti i ardhshëm do të zbatohet masa për naftën e gjelbër për bujqit, paralajmëruan sot nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Zëdhënësja e Ministrisë Sonja Jankovska deklaroi se ekziston konsensus në Qeveri për këtë çështje dhe se në buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë janë siguruar fonde për këtë qëllim.

“Në Qeveri ka konsensus për realizmin e kësaj mase, sepse është paraparë edhe në programin e Qeverisë. Në Buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë ka para për mbështetje për blerjen e karburanteve për makinerinë bujqësore dhe Qeveria këtë masë do të zbatojë vitin e ardhshëm 2018”, theksoi  Jankovska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas brifingut të rregullt në Qeveri.

Në fazën përfundimtare janë analizat, ndërsa realizimi i kësaj mase do të kalojë përmes ndryshimit të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button