Ministria e Financave i publikoi informatat kyçe nga Buxheti civil për vitin 2018

Ministria e Financave sot në ueb faqen e saj e publikoi Buxhetin civil për vitin 2018 në të cilin janë prezantuar informatat kyçe nga Propozim-buxheti i RM-së për vitin 2018, që Qeveria e dorëzoi deri te Kuvendi.

Ja linku: http://www.finance.gov.mk/files/u3/GB%202018_0.pdf

“Për dallim nga Propozim-buxheti vëllimor dhe i hollësishëm i shtetit tonë, Buxheti civil është bërë që të jetë i thjeshtë dhe i kuptueshëm edhe për qytetarët të cilët nuk janë ekonomistë”, thotë ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Ky është Buxheti i dytë civil i njëpasnjëshëm që Ministria e Financave e publikon. Paraprakisht u publikua Buxheti civil për vitin 2017, që u miratua nga Kuvendi i RM-së në gusht të këtij viti.

Nga Ministria e Financave paralajmërojnë se edhe më tej do të vazhdojnë rregullisht të publikojnë buxhet civil, së bashku me buxhetet ose ndryshimet dhe plotësimet e tyre.

“Buxheti civil është një nga veglat me të cilët Ministria e Financave e hap transparencën dhe llogaridhënien e financave publike. Ne konsiderojmë se kontrolli i plotë i opinionit në atë se si shpenzohen të hollat e qytetarëve është hap i rëndësishëm në pengimin e keqpërdorimeve nga ana e bartësve të pushtetit. Njëkohësisht, qëllimi ynë është që përmes rritjes së informimit të opinionit të ndikojmë në inkuadrimin më të fuqishëm të qytetarëve në krijimin e programeve dhe politikave qeveritare. Për këtë arsye, Ministria e Financave, për herë të parë në historinë e Maqedonisë, organizoi debat publik në të cilin i prezantoi bazat e Propozim-buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018”, theksoi ministri i Financave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button