Rama: Shqipëria ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar në seancën e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë projekt-buxhetin për vitin 2018 dhe sektorët ku do të jetë i fokusuar më shumë buxheti për vitin e ardhshëm, ndërsa gjatë fjalës së tij, është ndalur tek rritja e shpenzimeve publike, investimet, rritja ekonomike, etj, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas kryeministrit Rama, projekt-buxheti për vitin e ardhshëm shënon edhe hapin e parë të një mandati të ri, i cili do të fokusohet “tek shtetbërja, punësimi dhe mirëqenia”.

Ai është shprehur se, “Dokumenti i projekt-buxhetit nis me premisën tejet inkurajuese se ekonomia shqiptare rritet në mënyrë të qëndrueshme. Është fakt se Shqipëria, sipas të gjithave të dhënave të institucioneve financiare ndërkombëtare, ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon. Këtë e thotë edhe BE që e vlerëson vendin tonë në konstatimin e vet për konsolidimin e financave dhe uljen e borxhit”.

Kryeministri i Shqipërisë ka theksuar se përveç investimeve më të larta publike, buxheti do të financojë njëkohësisht edhe një ulje të mëtejshme të nivelit të borxhit publik.

“Ky është një buxhet i ndërtuar me përgjegjësi dhe me realizëm dhe një buxhet i ndërtuar për të përshpejtuar rritjen ekonomike, për të nxitur rritjen e mëtejshme të punësimit dhe për të garantuar instrumente më efikase në funksion të integrimit social”, ka theksuar Rama.

Sipas tij, infrastruktura do të marrë 42 për qind më shumë investime dhe janë afro 400 milionë euro që do të shkojnë për ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe atë të ujësjellës kanalizimeve.

Sektori i bujqësisë, sipas projekt-buxhetit, do të mbështetet me një paketë financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP