Agjencia e marketingut nga Maqedonia me fushatë globale!

Një nga grupet më të mëdha që operon në fushën financiare ka zgjedhur një agjenci marketingu nga Maqedonia! Mund të themi se gjysma e botës do të shikojnë reklamat tona në pano, autobusë, sallë, kinema, revista, qendra tregtare dhe gjithsesi në radio dhe televizion. Rusia, India, Malezia, Indonezija, Filipinët, Vietnami janë disa nga vendet në të cilën agjencia për marketing “Një në një” do vendosë shenjën e saj.

Udhëheqës dhe marketing

Zharko Dimitrioski nga emisioni “Një në një”, është person publik që është i njohur në Maqedoni. Ai në të njëjtën kohë punon edhe si drejtor kreativ i agjencisë së marketingut që është një hit i vërtetë në marketingun reklamues të Maqedonisë, e emërtuar në bazë të emisionit “Një në një”.

Zharko Dimitrioski
Zharko Dimitrioski

6 vite që nga themelimi, “Një në një” ka një rol të rëndësishëm në këtë fushë, me një numër të madh të klientëve, mes tjerash janë të përfshirë edhe korporata të mëdha si Alkaloid, por gjithashtu ka edhe kompani të vogla ku ka pasur një rol kryesor për të cilën tani janë lider në sektorët e tyre. Për shembull, tre vite radhazi “Një në një” e puno strategjinë e marketingut të “Golden Art”, kompani ndërtimore që është një nga kompanitë më prestigjioze në Maqedoni, e cila tani ka projektet e saja në Austri dhe Itali.

Një hap i vogël për njeriun

Zgjerimin e saj edhe në tregun e jashtëm, kjo agjenci marketingu e ka filluar me projekte të përbashkëta me agjencitë e tjera rajonale. Zhare është një panelist i rregullt dhe anëtar i komisionit të festivalit më të madh të reklamave në Ballkan, dhe si një agjenci për reklama “Një në një” ka filluar të merr edhe çmime të ndryshme. Por çështja tani është sa Zhare dhe ekipa e tij, kanë mund të supozojnë se një ditë do t’i pret një sfidë më e madhe- fushata globale e dedikuar për më shumë se 2,5 miliardë njerëz.

slika

Pse pikërisht një agjenci nga Maqedonia të fitojë një projekt kaq të madh? Nga departamenti i marketingut Digital Finance International japin një përgjigje të shkurtë dhe koncize:

“Kemi përvojë të madhe me agjenci të ndryshme për marketing nga e gjithë bota, ndërsa për këtë na duhej një partner me kualitet dhe partner i sigurt. Vendosëm të zgjedhim “Një për një” sepse në sfida të ndryshme është treguar si një kompani e aftë për tu marrë me gjëra të mëdha”.

“Një për një” kujdeset për brendet Forza në rajonin e Ballkanit. Hap pas hapi, kanë fituar besimin për të punuar këtë fushatë , e cila nuk e përfshinë vetëm markën Forza por edhe shumë marka të tjera. Gjithashtu kanë bashkëpunuar edhe me Fx3x që punon me animacion dhe Eye Cue që punoi muzikën, me çka u fitua prodhim komplet të produksionit maqedonas dhe kreacion për disa nga tregjet botërore më të mëdha.

IMG_3477

Botërore por e jona!

Shpesh ndodh të themi se nuk mund të krahasohemi me vendet e tjera të botës dhe se nuk kemi resurse të mjaftueshme, nuk kemi njohuri, ndodh të na gjykojnë se nuk kemi as edhe talent. Shembuj të tillë suksesi tregojnë se asnjë nga këto akuza nuk është e vërtete. Gjithmonë kur ka vullnet, përkushtim dhe vizion të qartë, do të kemi rezultate të mira. Pa marrë parasysh se në sport si historia me Vardarin, historia me Fx3x  apo me marketingun e “Një për një”, Maqedonia ka potencial çfarë ti dhuron botës. Duhet vetëm të përvjel krahët, të bëjë që këto histori të bëhen të përditshme dhe jo vetëm një dritë e përkohshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button