Skandal korrupsioni/ Dorëhiqet kreu i gjyqtarëve të EULEX-it

Ka dhënë dorëheqjen kryetari i Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons.

“Javëve të fundit, kam raportuar disa raste korrupsioni brenda misionit. Në veçanti, kam ngritur çështjen e hakimit të e-mailit tim nga një tjetër gjyqtar i EULEX-it. Kam kërkuar nga Zyra Britanike për Marrëdhënie me Jashtë dhe BE-ja të dërgojnë rastin në polici. Të dyja refuzuan të më mbështesin”, citohet Simmons nga e përditshmja franceze “Le Monde”, përcjell Syri.net. 

Ai ka vazhduar me akuza të tjera ndaj misionit, duke e cilësuar tërësisht politik.

“EULEX-i nuk është misioni i promovimit të sundimit dhe ligjit. Është një mision politik. Kushdo që mendon ndryshe, është naiv ose i marrë,” ka thënë Simmons.

Ai ka qenë gjyqtar që nga fillimi i misionit më 2008-ën derisa nga viti 2014 ka kryesuar asamblenë e Gjykatësve të EULEX-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button