Bashkimi Evropian pret reforma thelbësore nga Maqedonia

Reformat në sistemin gjyqësor, gjendjet me të drejtat e njeriut, lufta kundër korrupsionit, punët e brendshme dhe menaxhimi me kufijtë, azili dhe migrimi, ishin temë për të cilat biseduan përfaqësuesit e Maqedonisë dhe të Komisionit Evropian në takimin e 12-të të Nënkomitetit për drejtësi dhe punë të brendshme në kuadër të procesit për Stabilizim dhe Asociim, që u mbajt dje dhe pardje në Shkup.

Temat u shqyrtuan në drejtim të harmonizimit me legjislaturën e BE-së në kuadër të kapitujve 23 dhe 24, si dhe implementimin e Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim në këto sfera.

Me takimin e 12 kryesoi drejtuesja e Sektorit për negociata me BE-në në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Svetllana Vllahoviq Dimanovska dhe zëvendësdrejtuesja për unitet në Drejtorinë e përgjithshme për politikë të mirë fqinje dhe zgjerim të KE-së, Meri Tereza Moran.

Gjatë diskutimit theksi është vënë në prioritetet reformuese dhe rekomandimet për grupin e ekspertëve për qeverisjen e së drejtës, si dhe masat të cilat i përmban Plani 3-6-9. Progresi në zbatimin e këtyre masave të përmbajtura në këto dokumente do të paraqet bazë për bisedat e mëtejme me KE-në, thuhet në kumtesën e Delegacionit të KE-së.

U bisedua për miratimin e njëpasnjëshëm të ligjeve dhe dokumenteve strategjike në sferën e reformave në gjyqësi dhe KE ofroi ndihmë në këtë sferë.

KE e potencoi nevojën që reformat të zbatohen në mënyrë përkatëse, të bazuara në analiza dhe vlerësime, me konsultime të cilat do të jenë transparente dhe inkluzive, por e potencoi edhe nevojën e sigurimit të financave me të cilat ato do të zbatohen në tërësi.

Pjesëmarrësit në takim e potencuan nevojën e reformimit të trupave kryesorë në sistemin juridik, Këshillin gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve publik.

U fol edhe për sigurimin e përgjegjësisë juridike për veprat penale, të cilat dalin prej bisedave të përgjuara.

U vërtetua progresi në lirinë e mediave, KE i inkurajoi autoritetet të vazhdojnë me konsultime inkluzive për reformat vijuese dhe të promovojnë klimë të volitshme për lirinë e shprehjes.

U bisedua edhe për progresin e përpunimit të raportit për korrupsion lidhur me funksionarë të lartë, si dhe për masat për konfiskimin e mjeteve të fituara në mënyrë ilegale.

KE gjithashtu, e theksoi nevojën për reformimin e shërbimeve për zbulim dhe ndjekjen e komunikimeve, në pajtim me rekomandimet.

Delegacioni i BE-së filloi fushatë në mediat sociale për promovimin e ndihmës së vazhdueshme të BE-së për këta sektorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button