Maqedoni, MASIT do t’i shpërblejë zgjidhjet vendore inovative teknologjike

Oda Ekonomike për Teknologji Infromatike dhe Komunikative (MASIT) organizon tubim të “MASIT shpërblimeve për TIK zgjidhje inovative” për arritje të jashtëzakonshme në fushën e teknologjisë informatike për vitin 2018.

MASIT si anëtare e WITSA (World Information Technology and Services Alliance) zgjidhjet e para të shpërblyera do t’i nominojë në “2018 WITSA Global ICT Excellence Awards”, një nga kongreset më të mëdha botërore për TI që do të mbahet prej 19 deri më 21 shkurt të vitit 2018 në Hiderabad, Indi.

Konkursi për pjesëmarrje në zgjedhje është i hapur për të gjitha kompanitë anëtare të MASIT-it, por edhe për kompanitë TIK të cilat ende nuk janë pjesë e Odës Ekonomike për Teknologji Informatike dhe Komunikative.

Zgjidhjet e veta kompanitë mund t’i nominojnë në disa kategori: TIK zgjidhje inovative në sektorin publik, zgjidhje për mundësi dixhitale, zgjidhje për rritje të qëndrueshme, zgjidhje të jashtëzakonshme mobile, zgjidhje inovative në shëndetësi, çmim WITSA për zgjidhje të reja dixhitale, çmim për inkluzion dixhital.

WITSA 2018 Global ICT Excellence Awards (http://www.nasscom.in/wcit-nilf2018/) është një ndër ngjarjet më prestigjioze globale nga sfera e TI-së, ndërsa kompanitë të cilat e kanë mundësinë të marrin pjesë dhe garojnë në këtë ngjarje marrin qasje drejt partnerëve të rëndësishëm.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjitha TIK kompanitë të cilat do të nominojnë zgjidhje të veta të gatshme, të implementuara te konsumatorët finalë në Republikën e Maqedonisë. Zgjidhjet mund të parashtrohen në odë më së voni deri më 21.11.2017, ndërsa kompanitë e paraqitura do t’i prezantojnë zgjidhjet e veta në ngjarje publike të organizuar nga MASIT ku do të kryhet edhe përzgjedhja.

Më shumë informata për mënyrën e paraqitjes, pjesëmarrjes dhe kushteve në linkun në vijim: http://masit.org.mk/index.php/en/menu-title-4/362–2018

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button