Insigne falënderon De Rossin: Do të luaja edhe si portier

Sulmuesi i kombëtares italiane, Lorenzo Insigne, thotë se ai do të luante edhe si portier për kombëtaren.

Ai ka falënderuar Daniele De Rossin për komentet që i ka bërë gjatë ndeshjes ku kërkoi që Insigne të hyjë në lojë, transmeton Telegrafi.com.

“Unë kam dashur të luaj në Botëror”.

“Unë i kam ditur rregullat e kombëtares nga dita e prë: nuk ka rëndësi kush luan dhe vendimet duhet të respektohen. Unë kam bërë këtë edhe kur më kanë shfrytëzuar vetëm për një minut”.

 “Për kombëtaren do të luaja edhe si portier, sepse kjo është një fanellë e cila duhet të respektohet pa diskutim. Trajneri bëri zgjedhje tjera dhe ai ka menduar se ka lojtarët më të mirë në fushë”, theksoi Insigne.

Ai shtoi se De Rossi bëri një gjest prej një lideri.

“Unë e falënderova De Rossin për gjestin e madh, atë të një lideri të vërtetë i cili dëshiron t’i ndihmojë ekipit. Unë do isha krenar po të hyja në fushë”.

“Ne kemi merituar një vend në Botëror, sepse e di që do të shkonim larg”, potencoi Insigne. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP