Nuk e mban skena një këngëtare si ajo, Genta Ismajli rrëzohet gjatë performancës (VIDEO)

Genta Ismajli është ndër këngëtaret më energjike dhe ndonjëherë sikur justifikohen incidente të tilla.

Skena është shumë e vogël, për një artiste si ajo. Bukuroshja sigurohet që përveç se të kënaqë publikun me zërin dhe këngët e saj, t’i shoqërojë ato me performanca nga më të pazakontat. Sparkatë, urë, fletë, nuk po flasim për ndonjë gjimnaste, por të gjitha këto i bën Genta në koncerte.

Së fundmi një nga performancat e saj nuk ka shkuar dhe aq mirë. Këngëtarja e hitit “Dy Dashni” është rrëzuar nga skena, por fatmirësisht kanë qenë fansat, që i kanë ardhur në ndihmë. Blitz. al ka publikuar videon, ku siç mund ta shohim, Genta ishte duke ecur mbrapsht dhe nuk e kuptoi se po i vinte fundi i skenës, duke rënë në pjesën që qëndron publiku.

E njëjta gjë, ka ndodhur edhe më parë në një nga koncertet e saj në New York. Shpresojmë që ta ketë kaluar sa më lehtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button