Spasovski: Pajisja e përgjimeve do të vendoset në një qendër të veçantë operative

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, duke u përgjigjur në pyetjet gazetareske tha se pajisja për përgjim nga DSK do të zhvendoset në një lokacion të veçantë për të rritur transparencën dhe profesionalizmin në punën e shërbimit, njofton Portalb.mk.

“Tashmë kemi biseduar për këtë temë, kemi disa propozime që i shqyrtojmë si mundësi. Ideja është që pajisja të zhvendoset nga MPB-ja. Zgjidhja më optimale është të zhvendoset në qendër të veçantë operative. Ky vendim gjithsesi se do të shqyrtohet nga persona profesional dhe në mënyrë të detajuar në një far mënyre do ta realizojmë këtë operativë”, tha Spasovski.

Në një pyetje të gazetarëve se a po përgjohet tani në Republikën e Maqedonisë, Spasovski në mënyrë kategorike u përgjigj se nuk ka ndjekje joligjore të komunikimeve, përveç ndjekjeve që dalin nga masat e imponuara nga Gjykata Supreme dhe Prokuroria.

Ai njëkohësisht paralajmëroi se po përgatitet ligj i ri për ndjekjen e komunikimeve dhe disa ligje të tjera me të cilat do të zbatohen reformat në Repartin shtetëror të sigurisë. Ministri tha se deri te zbatimi i këtyre reformave më e rëndësishmja është që të ketë kontroll në sistemin e ndjekjes së komunikimeve.

“Secili akt nënligjor që do të krijojë paqartësi të caktuara në lidhje me sigurinë e shtetit do të ndryshohet. Më e rëndësishmja është që i gjithë procesi i reformave do të ketë përfshirje, para se gjithash në Kuvend dhe përmes debatit të vijmë në një zgjidhje përkatëse. Qëllimi jonë është që ta mbrojmë shtetin nga veprimet kriminele”, tha Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button