Taravari dhe Shabani me plane të përbashkëta për Rajonin e Pollogut

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, priti sot në kabinetin e tij kryetarin e Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.

Kryetarët e dy komunave fqinje, siç citohet në njoftim, biseduan në lidhje me gjendjen aktuale në komunat të cilat i udhëheqin dhe shqyrtuan modalitetet për kryerjen e reformave të nevojshme, me theks të veçantë bashkëpunimin në nivel të rajonit të Pollogut.

“Si dy komuna fqnije, Gostivari dhe Vrapçishti kanë më shumë probleme identike, dhe disa prej tyre mund të kenë vetëm zgjidhje të përbashkët. Do të theksoja me këtë rast çështjen e menaxhimit me mbeturina, problem ky i cili presim të zgjidhet falë mbështetjes nga ana e Ambasadës zvicerane, me të cilët siç janë të njoftuar qytetarët pata një takim pune këtyre ditëve”, deklaroi për mediat Taravari para takimit.

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani tha se kjo është vizita tij e parë zyrtare si kryetar komune dhe theksoi se së bashku me kryetarin e Gostivarit Arben Taravari kanë shumë çështje të përbashkëta të cilat i tangojnë qytetarët.

“Komunën e trashëgova me një borxh prej mbi 2.3 milionë euro, por shpresoj se më një menaxhim të mirë dhe me bashkëpunim të dalim nga situata e palakmueshme”, theksoi Shabani.

Të dy kryetarët thanë se vizita të këtilla planifikojnë që të realizojnë edhe me homologët e tyre nga komunat e tjera dhe të vendoset një bashkëpunim i mirëfilltë në nivel të Rajonit planor të Pollogut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button