Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi ligjin për matjen e dënimeve

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme vendosi që të shfuqizohet Ligji për përcaktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimeve, njofton Portalb.mk.

Siç thonë nga Gjykata, gjykatësit kanë konstatuar se ligji është problematik dhe duhet të shfuqizohet.

Vendimi do të hyjë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare, ku, ligji i shfuqizuar më nuk do të jetë pjesë e rendit juridik. Ky ligj është miratuar në vitin 2014.

Iniciativa për të hequr këtë ligj është marrë nga avokati i Kumanovës, Hristian Georgievski.

Çka është problematike?

Georgievski në një deklaratë për Akademik.mk shpjegoi se ky ligj nuk është në përputhje me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë e as me ligjet tjera që e rregullojnë këtë problematikë, më saktë fushën penale të ligjvënies, gjegjësisht se nuk përkon me kohëzionin e përsosur juridik dhe tërësinë e rendit juridik të Republikës së Maqedonisë.

“Edhe pse iniciativa e ligjvënësit, shtoi avokati, ka qenë që më lehtë të implementohet ligji për procedurë penale si dhe për lehtësimin e marrëveshjes mes prokurorëve dhe të akuzuarve për lartësinë e dënimit penal, konsiderojmë se me të kryhet kategorizim i veprave penale dhe përcaktohen nivelet e veprave penale”, shpjegon Georgievski.

Prej këtu, sipas tij, mënyra e përcaktimit se cila vepër penale në cilin nivel do të binte jo vetëm që nuk ka bazë ligjore, por është e paqartë, pa kritere të qëndrueshme. Si mundet që gjykatësve t’ua lidhim këmbët dhe të presim të vrapojnë?!.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button