Grubi e ka caktuar seancën për përdorimin e gjuhës shqipe me 22 Nëntor – Ditën e Afabetit

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Artan Grubi ka paralajmëruar se seanca e komisionit në të cilën do të diskutohet leximi i dytë i propozim-ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe është caktuar për 22 Nëntor – Ditën e alfabetit të gjuhës shqipe, konfirmuan nga komisioni për “Meta-an”, njofton Portalb.mk.

Grupi e ka paralajmëruar këtë mbrëmë në konferencë për shtyp në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ku në vazhdimin e seancës së 15 parlamentare deputetët votuan me 66 “për” dhe 41 “kundër”, ku ia dhanë vizën propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve në lexim të dytë në komisionet kompetente.

Grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe ajo e LSDM-së thanë se do të paraqesin ndryshime në ligj që do të shqyrtohen në Komisionin amë.

Grupi tha se grupi parlamentar i BDI-së nuk do të dorëzojë propozim-ndryshimi dhe vërejtjet e tyre veçse janë dorëzuar në Komisionin e Venedikut.

LEXO: Ligji i gjuhëve në Komision, priten amandamente shtesë nga Besa dhe VMRO-DPMNE-ja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button