Lajme nga Brukseli

Besa Arifi, profesore e asociuar në Universitetin e Evropës Jug-Lindore

Besa Arifi, profesore e asociuar në Universitetin e Evropës Jug-Lindore

Po fryejnë erëra të mira ndryshimi në raportet e Maqedonisë me Bashkimin Evropian. Ata më optimistët presin që BE ta heqë kushtëzimin e rekomandimit për Maqedoninë më shpejt nga ajo që mund të pritet. Ndoshta do të vijë vërtet fundi i izolimit dhjetëvjeçar dhe ndoshta vërtet shumë shpejt ëndrra e shumicës prej nesh për integrim do të fillojë të bëhet realitet.

Nga Brukseli dëgjuam lajme të mira në fillim të kësaj jave. Pamë ministrin e Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministrin për Integrime Europiane të kenë takime të rëndësishme. Pamë raporte shumë më të relaksuara mes tyre dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Kozias. Gjërat duken se kanë marë drejtimin e duhur dhe se në Bruksel e shohin dhe e vlerësojnë këtë.

Kjo atmosferë pozitive duhet të shfrytëzohet edhe në vend, për tu angazhuar tërësisht dhe me shumë përkushtim në realizimin e reformave. Është e qartë që reformat kryesore që kanë të bëjnë me gjyqësorin, administratën publike dhe shërbimet sekrete do të marin kohe dhe do të jenë një vrapim i gjatë maratonik, i cili do të kërkojë shumë këmbëngulje dhe përkushtim deri në realizim të plotë. Por ajo që pritet nga Maqedonia në këtë faze është të bëjë hapa të vegjël por shumë të rendësishëm në drejtim të reformave afatgjate.

Për shembull, hap i tillë është anulimi i Ligjit për Këshillin për Vërtetimin e Fakteve. Ky Këshill është keqpërdorur në maksimum në vitet e kaluara dhe është shndëruar në mjet me të cilin regjimi i mëparshëm i disiplinonte gjyqtarët. Prandaj edhe anulimi i tij është ndër hapat kryesorë që do të hapin rrugën e reformave në gjyqësor. Sipas rekomandimeve të Grupit të Pribesë, duhen bërë ndryshime esenciale edhe në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Por këto ndryshime duhet të bëhen me kujdes dhe duke përfshirë një debat të gjerë pasi që emërimi dhe shkarkimi gjyqtarëve si dhe përgjegjësia eventuale e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor janë çështje serioze që kërkojnë debat serioz dhe të njejtat nuk mund të regullohen me zgjidhje të shpejta që mund të kenë pasoja negative.

Hap poashtu i rendësishëm është ndryshimi i Ligjit për mbrojten e dëshmitarëve, sipas kërkesave të Prokurorisë Speciale. Edhe kjo gjë lehtësisht mund të bëhet dhe është e mundur të kalojë deri në vitin e ri.

Ndryshime të tilla ligjore janë hap i vogël por i rendësishëm për reformat e mëtejshme në gjyqësor. Ato poashtu janë hap i mundshëm.

Hapi tjetër i pritshëm është një punë efikase e Prokurorit të ri Shtetëror të posazgjedhur. Ndjekja e krimit pavarësisht se kush e kryen atë është esenciale për vendosjen e drejtësisë. Në anën tjetër, kemi poashtu ndryshime në Gjykatën Penale Shkupi 1. Kryetari i ri i gjykatës e cila deri tash shërbente si kpshtjellë e mbrojtjes së interesave të partive të pushtetit të mëparshëm ka punë të rëndë për të rivendosur besimin ndaj këtij institucioni shumë të rendësishëm të drejtësisë penale në vend. Poashtu, Komisioni që hulumton keqpërdorimin e mundshëm të sistemit AKMIS është duke përpiluar raportin e tij lidhur me involvimin e mundshëm të kryetarit të mëparshëm të kësaj gjykate, Vlladimir Pançevskin. Këto janë hapa vendimtar për të krijuar një besim të përgjithshëm se drejtësia mund të funksionojë dhe se individët që kanë shkelur ligjin, pavarësisht kush janë ata, mund të bartin përgjegjësi penale për këtë.

Reformat në administratën publike dhe në shërbimet sekrete janë poashtu shumë të rëndësishme. Edhe aty duhet të ndërmiren hapa të vogla fillestare por që do të tregojnë përkushtimin e pushtetit të tanishëm për të reformuar në mënyrë të mirëfilltë punën e këtyre sectorëve.

Në raportet fqinjësore, kruciale është çështja e emrit. Maqedonia po përgatitet t’i ndërmarë hapat e nevojshëm në këtë drejtim. Këto hapa përfshijnë, ndryshimin e emrit të Aeroportit të Shkupit “Aleksandri i madh”, e më tej ndryshimin edhe të emrit të Autostradës kryesore “Aleksandri i Maqedonisë”. Këto emërtime irituese që pushteti i kaluar i ka vendosur me qëllim që të pengojë procesin e euro-integrimeve duhet urgjentisht të ndryshohen në mënyrë që të tregohet vullnet i mirë i zgjidhjes së çështjes së emrit. Hapat tjerë kanë të bëjnë me ndalimin e projektit “Shkupi 2014” dhe me dislokimin e disa prej përmendoreve problematike të cilat përveç tjerash janë vendosur pa leje dhe pa dokumentacionin e nevojshëm. Njëra nga këto është ajo në qendër të Shkupit, skulptura e lartë e Aleksandrit të Madh i cili oficialisht është quajtur “Ushtari mbi kalë” në një tentim qesharak të pushtetit të kaluar për t’i ikur formalisht dhe në mënyrë qyqare kritikave lidhur me këtë akt iritues.

Të gjitha këto janë hapa të vogla dhe tërësisht të mundshme për këtë fazë të reformave. Me këto hapa Maqedonia do të tregojë edhe një herë që serioisht angazhohet për integrim në BE. Kryetari i Komisionit Evropian, Junker tha që mund të ketë zgjerim të BE në vitin 2025 i cili do të përfshijë Malin e Zi dhe Serbinë. Në qoftë se Maqedonia reagon shpejt dhe shfrytëzon mundësinë e dhënë, mund t’i bashkangjitet këtij treni dhe të arrijë të hapë negociatat për hyrje në BE. Në anën tjetër zgjidhja e kontestit për emrin do të thotë edhe anëtarësim i shpejtë në NATO.

Në këtë drejtim janë humbur 11 vite me vlerë. Tani është koha e reagimit të shpejtë dhe e kompenzimit të asaj humbjeje. Shpresat janë, optimizmi është, duhet vetëm të kapet momenti. Pra, carpe diem, Maqdoni!

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP