Lojtari i Gjermanisë mesazh për Buffonin, askujt nuk ja priste mendja (FOTO)

Sami Khedira kërkon t’i japë fuqi Buffonit për të vijuar karrierën e tij.

Mesfushori i Kombëtares gjermane i ka premtuar shokut të skuadrës se Juventusi këtë vit do të japë maksimumin për të fituar Champions Leaguen, shkruan “sportmediaset”, raporton SYRI.net.

“Lotët e Buffonit kanë prekur jo vetëm Italinë por të gjithë sportdashësit. I kam dërguar atij një mesazh por tani ai nuk ka nevojë për fjalë por për trofe. Atij i mungon një trofe dhe ne do ta ndihmojmë që ai ta fitojë Champions League. Besoj se do të jetë ‘qershia mbi tortë’ për një portier si ai”, tha Sami Khedira.

Kujtojmë që pas eliminimit të Italisë nga Botërori, Buffon shpërtheu në lot duke prekur të gjithë.

Ndryshe nga lojtarët e tjerë gjermanë, Khedira ofron mbështetje maksimale për Buffon./ Oldi Mele / Syri.net /

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button