Qeveria miratoi ligjin e shumëpritur nga PSP, shpresë për “Monstrën dhe “Sopotin”

Qeveria  e Maqedonisë në seancën e mbrëmshme ka miratuar propozim – ligj dhe plotësim të ligjit për dëshmitarë të mbrojtur. Qëllimi i këtij ndryshimi ligjor është propozuar që të sigurohen kushte për zbatimin e ligjit për Prokurorinë Speciale Publike (PSP), njofton Portalb.mk.

“Dje kemi miratuar propozim-ligjin për ndryshime të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Qëllimi i këtij vendimi është që të sigurohen kushte për realizim të ligjit të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar të lidhura dhe të cilat dalin nga telefonatat e përgjuara në mënyrë të paligjshme. Sipas asaj që parashihet me propozim-ndryshimin e ligjit të dëshmitarëve të mbrojtur, kërkesën për mbrojtjen të dëshmitarëve e bënë prokuroria publike nga nga prokuroi publik i caktuar, gjykatës që udhëheqë me rastin e caktuar ose MPB. Pas kësaj vendimin për dëshmitarët e bën Këshilli”, tha sot zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski.

Elementi kyç i këtij ligji është se kërkesën për mbrojtjen e dëshmitarëve mund ta bëjë edhe PSP-ja dhe nuk ka parametër ligjor i cili do ta refuzonte atë.

“Sipas propozim – ndryshimet të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, kërkesën për mbrojtjen e një dëshmitari të caktuar e bënë edhe PSP pasi që nuk ka parametër ligjor i cili do të bënte që të refuzohej kjo kërkesë. Sjellja e ligjit të dëshmitarëve del nga nevoja e përcaktimit të sigurisë së kushteve dhe pavarësisë së PSP-së për hapjen e rasteve hetimore që dalin nga “bombat””, sqaroi më tej Boshnjakovski.

Propozim-ndryshimi i ligjit të dëshmitarëve do t’i dorëzohet Kuvendit të Maqedonisë më së vonti deri të shtunën.

PSP që në janarin e vitit  të kaluar e ka ngritur çështjen për ndryshimin e këtij ligji, por e njëjta nuk u miratua në Kuvendin e Maqedonisë.

Çfarë kërkoi PSP?

Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva dhe ekipi i saj e kërkonin këtë ligj me qëllim që në disa lëndë të kësaj prokurorie e cila i heton “bombat”, kanë kërkuar që dëshmitarët të jenë të mbrojtur, duke fituar me shumë garanca për mbrojtjen e identitetit të tyre.

Dëshmitar i mbrojturKërkesa për dëshmitarë të mbrojtur ka dalë nga frikësimi potencial i dëshmitarëve të mbrojtur të cilët dalin nga afërsia dhe lidhja e individëve në institucione, përfaqësuesit e të cilëve janë pjesë e Këshillit të Dëshmitarëve të Mbrojtur me strukturat politike, të cilët sipas mandatit të PSP-së  janë të përfshira në hetimet të cilët i udhëheq ky institucion.

“Prokuroria Speciale Publike po përballet me problemin që t’u përgjigjet në kërkesën e dëshmitarëve të mbrojtur të cilët nuk paraqiten që të dëshmojnë në lëndët të cilët i ka marrë ky institucion që t’i pastrojë dyshimet për kryerjen e veprave penale të cilët dalin nga “bombat” e përgjuara”, kanë thënë nga PSP, transmeton Portalb.mk.

Në ndryshimet e ligjit, PSP do të kërkojë ingerenca për dhënien e statusit të dëshmitarit të mbrojtur në lëndët të cilët i udhëheq kjo prokurori.

Sipas ligjit aktual, vendimi për dhënien e statusit të dëshmitarit të mbrojtur e e vendos Këshilli për Mbrojtjen e Dëshmitarëve. Ashtu siç është e paraparë me nenin 6 nga ky ligj, Këshilli është i përbërë nga pesë anëtarë – përfaqësues të Gjykatës Supreme nga radhët e gjykatësve, përfaqësues i Prokurorisë nga radhët e zëvendësprokurorëve, drejtorit të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve nga Ministria e Drejtësisë, përfaqësues nga MPB dhe udhëheqës i Sektorit të MPB-së.

Rasti Kërpaç

Kosta KerpacPasi që në tetor të vitit të kaluar, Kuvendi votoi kundër iniciativës për ndryshime në këtë ligj, të dorëzuar nga Janeva, propozimi për ndryshimin e këtij ligji, me përmbajtje të njëjtë e ka dorëzuar deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, të cilin Kuvendi nuk e pranoi. Trajanov, atëherë hapur ka thënë se pushteti i atëhershëm VMRO-DPMNE – BDI, frikësohet nga dëshmitarët e mbrojtur.

PSP gjatë kohë u lanë të vetëm në luftën për dëshmitarët e mbrojtur, pasi që partitë nuk kanë pasur interes të madh për ndryshimin e këtij ligji.

Çështja përsëri u aktualizua me vdekjen e Kosta Kërpaçit, i cili ka qenë pjesë e rastit të PSP-së “Arka”, të cilin policia e gjeti të vdekur në banesën e tij, ndërkaq Prokuroria për të tha se është vetëvrarë. Ai është gjetur në listën e të aboluarve nga Ivanov dhe është lidhur me “bombën” numër 15, gjegjësisht me prokurimin dhe ryshfetin për pajisjen nga Izraeli me të cilën është kryer përgjimi, gjegjësisht, ka  dëshmuar në Prokurorinë Speciale Publike për lëndën të cilën është hapur me emrin e koduar “Fortesa”, përcjellë Portalb.mk.

Nga PSP deklaruan se Kërpaç, aspak nuk ka qenë i dyshimtë në asnjë lëndë, por është paraqitur si dëshmitarë, ndërkaq këtu është e paqartë se përse Ivanov e ka aboluar.

Zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristovska, atëherë theksoi se ai me deklaratë u ka treguar se ka marrë kërcënime, por se çfarë dhe nga kush nuk ka precizuar, me qëllim që të mos ndalohet hetimi për vdekjen e Kërpaçit, të cilin e ka udhëhequr Prokuroria Publike.

Rastet “Monstra” dhe “Sopoti”

Prokuroria Speciale Publike vazhdimisht ka bërë thirrje që të votohet ligji për dëshmitarë të mbrojtur që të mundet t’i zbardhë lëndët “Monstra” dhe “Sopoti”.

"Monstra"“Sjellja e ligjit për dëshmitarët e mbrojtur dhe ndryshimet që ne i kërkuam, janë kyçe për shumë lëndë, në mesin e të cilëve janë “Monstra” dhe “Sopoti”, ka thënë më 28 shkurt prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska.

Dy rastet në fjalë, në opinion njihet si raste të cilat dyshohet për montim për qëllime të ndryshme, në kohën kur me pushtetin ka udhëhequr Nikolla Gruevski, transmeton Portalb.mk.

Për “Monstrën”, thuhet se ekzistojnë përgjime, megjithatë deri më tani asgjë nuk është zbardhur, ndërkaq për “Sopotin” janë zbardhur “bomba” nga bisedat e përgjuara, në të cilat dëgjohen se si ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska dhe ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, diskutojnë për rastin në fjalë dhe thonë se të akuzuarit pafajësisht janë burgosur.

Në një bisedë tjetër telefonike për “Sopotin”, dëgjohet se si deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së në Kuvend, Ilija Dimovski, ka kërkuar nga Gordana Jankullovska dhe prokurori Marko Zvërlevski paraburgim për të akuzuarit e, në kundërshtim me vendimet e mëparshme të Gjykatës. Dimovski ka kërkuar nga Jankullovska ta detyrojë Marko Zvërlevskin dhe të caktojnë burgim, pa e respektuar gjykatën dhe prezumimin e pafajësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button