Parlamenti Evropian vlerëson reformat në tri vendet e ish-Bashkimit Sovjetik

Ligjvënësit e Parlamentit Evropian, kanë miratuar një rezolutë që vlerëson reformat në Gjeorgji, Ukrainë dhe Moldavi, përcjell REL.

Ky institucion ka thënë se tri vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, mund të konsiderojnë integrimin në Bashkimin Evropian, pas reformave.

Rezoluta po ashtu zotohet për “presion kolektiv ndaj Rusisë, për të zgjidhur konfliktin në territoret e okupuara, në Ukrainën lindore”.

Ky veprim nga anëtarët e parlamentit, erdhi para smitit “Partnershipi Lindor” që do të mbahet më 24 nëntor në Bruksel.

Partnershipi është krijuar në vitin 2009, për të përforcuar lidhjet e BE-së me gjashte vendet e Evropës lindore, Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Rezoluta u bën thirrje vendeve anëtare “të pajtohen me deklaratën ambicioze për samitin e 2017-tës që shënon qëllime afatgjate”, dhe thekson se marrëveshjet e asociacionit të nënshruara me tri shtetet “ nuk janë qëllimi final i marrëdhënieve me Bashkimin Evropian”.

Njëra ndër qëllimet, sipas ligjvënësve, do të jenë mbështetja e reformave ekonomike “që synojnë shkrirjen e monopoleve, limitimin e rolit të oligarkëve dhe parandalimin e shpërlarjes së parave dhe evazionit fiskal”.

Në rezolutë, po ashtu theksohet se anëtarët e parlamentit evropian, mbështesin zbarkimin e misionit “të armatosur” policorë, të OSCE-së, në lindje të Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button