Ja telefoni më i mirë që mund të blini (FOTO)

Si çdo vit, edhe sivjet kemi qenë dëshmitarë të shumë telefonave të lançuar si gjenerata e re e telefonave të mençur. Më poshtë do të shohim një renditje të atyre telefonave që kanë karakteristikat më të mira si kamera, kohëzgjatja e baterisë dhe performanca e përgjithshme, transmeton Revista Class.

Qoftë iPhone, Samsung, Google Pixel apo çfarë do tjetër, të gjitha janë zgjedhje shumë e mirë dhe e mençur njëkohësisht.

Ja kush janë telefonat e mençur më të mirë të momentit:

Numër 5

The Essential Phone. Ky telefon është një formë e një start-up-i të quajtur Essential, i cili drejtohet nga krijuesi i Android, Andy Rubin. Telefoni ka një kornizë titaniumi për ta mbrojtur nga rëniet si dhe dy lidhësa me magënet në pjesën e prapme për ta lidhur me aksesorë shtesë. Modeli bazik fillon nga 499 dollarë.

Numër 4

Samsung Galaxy Note 8. Note 8 është telefoni i mençur më i bukur në treg. Ekrani i bukur infinit mbulon pothuaj gjithë pjesën e përparme të telefonit. Kjo paisje është një arritje teknologjike dhe plot me karakteristika. Një skanim i irisit të syrit ju lejon të zhbllokoni telefonin vetem duke e parë atë. Megjithatë, versioni Android i Samsung ka akoma shumë për të rregulluar. Telefoni kushton 930 dollarë.

Numër 3

Google Pixel 2 & Pixel 2 XL. Telefonat Pixel punojnë me versione të pastra të Android. Kjo nënkupton një sistem operimi të lehtë dhe shumë të shpejt. Gjithashtu nënkupton mungesën e aplikacioneve të instaluara më herët nga prodhuesi. Ky telefon ka një nga kamerat më të mira që mund të gjeni në një telefon të mençur. Telefoni kushton 650 dollarë.

Numër 2

iPhone 8 & 8 Plus. Ekosistemi i Apple është një ndër avantazhet më te mëdha të iPhone. Sistemi i operimit iOS dhe App Store e bëjnë iPhone të mos ketë barriera. Të dy telefonat kanë të njëjtat specifika. Pamja e re me xham mundëson karikimin me wireless. Këto telefona kushtojnë 699 dollarë iPhone 8 dhe 799 dollarë iPhone 8 Plus.

Numër 1

iPhone X. Gjenerata e 10-të e iPhone cilësohet si telefoni i mençur më i mirë që mund të gjeni në treg. Me specifikat e përafërta si iPhone 8 dhe 8 Plus, iPhone X ose 10 merr avantazhin me një ekran të madh që mbulon çdo cep të telefonit si dhe me teknologjinë e shtuar të zhbllokimit të telefonit nëpërmjet skanimit të fytyrës. Ky telefon kushton 999 dollarë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button