“Facebook”, një eksperiment?
Krijuesit e kompanisë, nga sa pohon Parker në një lloj “mea culpa” të vonuar, e kanë ngritur platformën me qëllimin e qartë që ajo të tërhiqte sa më shumë vëmendje njerëzore.
Ai praktikisht ndryshon marrëdhënien tënde me shoqërinë, shpjegon 37-vjeçari, e mbase në mënyra të çuditshme ndikon edhe tek produktiviteti i individit.
Parker dha dorëheqjen në 2005-n pas një skandali kokaine e tashmë, ish-hakeri që themeloi ëebsite-n “Napster”, është shndërruar në një “kundërshtues të ndërgjegjshëm” të rrjetit social. Skanimi i trurit që tregon varësinë ndaj “Facebook”-ut dhe internetit në përgjithësi ka rezultuar i ngjashëm me atë të varësisë ndaj drogës.
Instagrami, gjithashtu i zotëruar nga kompania e Mark Zuckerbergut, ka sipas disa studimeve impaktin më të keq tek vetëvlerësimi i të rinjve dhe ndikon negativisht tek gjumi e imazhi që njerëzit kanë për trupin e tyre, si dhe ushqen frikën e përjashtimit.