Avioni goditet nga rrufeja (VIDEO)

Pamje dramatike janë filmuar nga Aeroporti i Amsterdamit, ku një avion është goditur nga rrufeja, por fatmirësisht pa krijuar ndonjë problem.

Avioni, i cili i përket kompanisë kombëtare të fluturimit në Holandë, shikohet teksa ngrihet në ajër nga pista kur është goditur nga rrufeja, transmeton Top Channel.

Por ajo që i bën edhe më interesante pamjet është shkarkimi elektrik me tokën, ku dallohet që rryma e krijuar nga goditja në avion është shkarkuar nga njëri krah i tij në tokë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button