Gjermania dhe Franca mbeten të përkushtuara në Marrëveshjen e Parisit

Marrëveshja e Parisit për ndryshime klimatike që është arritur në vitin 2015, është vetëm fillim i luftës kundër ngrohjes globale, të cilës i nevojiten hapa akoma më të mëdha, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel në fjalimin në Konferencën për ndryshime klimatike që po mbahet në Bon.

“E dimë se Marrëveshja e Parisit është vetëm fillim. E dimë edhe se me angazhimet aktuale nuk do t’i arrijmë qëllimet e vendosura”, konstatoi Merkel.

Sipas saj, me masat e parashikuara me siguri nuk do të plotësohet qëllimi për kufizimin e rritjes së temperaturave deri në “shumë nën dy gradë” Celsius në krahasim me erën paraindustriale, kështu që  nevojiten masa shtesë.

Ангела Меркел Бон

Merkel theksoi se çështja kur dhe si Gjermania do të heq dorë nga qymyrguri gjatë prodhimit të energjisë elektrike është një nga temat kyçe në bisedimet për formimin e qeverisë së re. Vendi momentalisht fiton 40 për qind të energjisë elektrike nga termocentrale për qymyr.

Kancelarja gjermane pranoi se përdorimi i këtij karburanti fosil është një nga shkaqet për të cilat Gjermania nuk do t’i plotësojë qëllimet për kufizim të emisioneve të gazrave që e shkaktojnë efektin e kopshtit të qelqtë deri në vitin 2020.

Presidenti francez Emanuel Makron, në fjalimin në Konferencë u bëri thirrje të gjitha shteteve në botë që ta përshpejtojnë kalimin drejt energjisë më të pastër, me qëllim që të kufizohen ndryshimet klimatike dhe në këtë mënyrë ta kompensojnë tërheqjen e SHBA-së të marrëveshjes.

Емануел Макрон Бон

“Franca do të ndihmojë që të mbulohet mungesa e financave për hulumtim në fushën e ndryshimeve klimatike, që u shkaktua me tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja dhe gradualisht do ta ndërpret prodhimin e energjisë elektrike nga qymyrguri deri në vitin  2021”, shtoi Markon.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot në konferencën për ndryshime klimatike në Bon, u ka bërë thirrje qeverive të vendeve të mbarë botës që ta caktojnë çmimin e emisioneve të dioksid karbonit, me qëllim që të ndihmojnë në luftën kundër ngrohjes globale dhe t’i ndërprejnë investimet e këqija në karburantet fosile.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të lartë të pothuajse 200 vendeve dhe territoreve në tubimin në Bon, Guteresh theksoi se kalimi drejt burimeve më të pastra të energjisë, nuk do ta vështirësojë rritjen ekonomike, por ndo ta nxisë.

Антонио Гутереш Бон

“I bëjmë thirrje qeverive që ta caktojnë çmimin e dioksidit me qëllim që të riorientohen emisionet dhe të inkurajohet tregtia me dioksid, si mënyrë që të kufizohen emisionet”, apeloi Guteresh.

Në konferencën në Bon, që filloi më 6 nëntor dhe përfundon të premten, bisedohet për hollësitë e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike nga viti 2015, i cili ka për qëllim që ta përfundojë erën e përdorimit të karburanteve fosile gjatë këtij shekulli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button