Rikthehen ndeshjet e Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë

Të enjten luhen ndeshjet e xhiros së 15-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, ndërsa dueli më interesant pritet të luhet në Tetovë, ku do të takohen Renova dhe Vardari. Sigurisht se dy ekipet futen në këtë përballje për të marrë maksimumin.

Skuadra e Shkupit udhëton për në lagjen e Avtokomandës, ku do të jetë mysafire e “Skopjes”. Për këtë ndeshje trajneri Ardian Nuhiu do të ketë dy mungesa, Bunjamin Shabanin dhe Shqiprim Taipin.

Lideri aktual Shkëndija edhe pse është favorit ndaj Sileksit, sigurisht se për të marrë maksimumin në këtë përballje në Kratovë, do të duhet shumë mund.
Rabotniçki përballet me Pobedën, Pelisterit është vendas në duelin ndaj Akademia Pandevit. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button