Gjithjsej 600.000 euro në tetë grante për mbështetje të reformave nga Kapitulli 20

Grante për përforcim të kapaciteteve të organizatave qytetare për krijim dhe ndjekje të politikave dhe mbështetje të reformave në Kapitullin 20, si dhe promovimin e qasjeve të reja, mekanizma dhe instrumente nga sfera e sipërmarrësisë dhe industrisë në nivel lokal dhe nacional, do të marrin tetë organizata në kuadër të projektit “Përforcimi i kapaciteteve dhe mekanizmave për mbështetje të procesit reformues të Kapitullit 20 (YESNetwork +)”, financuar nga BE-ja.

Në Info ditën për thirrjen për ndarje të granteve, Sofia Cali Kuzmanova nga Fondacioni PSM tha se është paraparë fond prej 60.000 eurove për financim të tetë projekteve, prej të cilave katër nga 5.000 euro në nivel lokal dhe katër nga 10.000 euro në nivel nacional.

“Ideja është të përforcohen kapacitetet e organizatave civile që të munden bashkarisht si një trup, përmes platformës për Kapitullin 20 dhe rrejtit i cili përfshin mbi 40 organizata qytetare, të mund të veprojmë në këtë fushë dhe së bashku me faktorët e tjerë të kyçim reforma strukturore, që janë kyçe për procesin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, tha Kuzmanova.

Skema e granteve, vazhdoi ajo, është ndarë sipas strukturës së Kapitullit 20 dhe ka gjashtë prioritete, ndërsa grantistët do të kenë mundësi të kyçen në gjashtë trajnime nga ajo se si të vlerësohen dhe ndiqen politikat në nivel shtetëror në këtë fushë, deri te financimi dhe implementimi i projekteve evropiane.

Konkursi është i hapur deri më 4 dhjetor, ndërsa projektet do të realizohen në periudhë prej janarit deri në korrik të vitit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button