Kurdët sirianë kërkojnë angazhim afatgjatë amerikan në Siri

Partia Kurde Siriane e Unionit Demokratik sot bëri të ditur se e mbështet idenë për angazhim afatgjatë të forcave të armatosura të SHBA-së në Siri pas humbjes së grupit Shteti Islamik (SHI).

Sipas partisë më të madhe politike të kurdëve sirianë, amerikanët duhet ta vazhdojnë praninë e tyre, derisa nuk gjindet zgjidhje për krizën siriane, transmeton MIA. 

“Pa arritjen e zgjidhjes politike për krizën siriane, me intervenimin aktual turk dhe iranian në Siri dhe praninë e vazhdueshme të Al Kaedës në vend, është më mirë të vazhdojë edhe operacioni i koalicionit”, theksoi bashkëkryetari i partisë, Shahoz Hesen.

Grupet e armatosura të kurdëve sirianë janë partner kryesor në terren të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja në luftën kundër SHI-së në Sirinë veriore dhe lindore.

Luftëtarët kurdë dhe aleatët e tyre arabë, të ndihmuar nga këshilltarët amerikanë dhe sulmet ajrore të koalicionit, i shkaktuan humbje SHI-së dhe e detyruan në tërheqje nga disa rajone, përfshirë edhe “kryeqytetin” e “Kalifatit Islamik” – Raka.

Partia e Unionit Demokratik vendosi administratë autonome në territoret nën kontroll të forcave të kurdëve sirianë dhe kërkoi që Siria të bëhet federatë.

Të hënën, ministri i Mbrojtjes i SHBA.-së Xhejms Matis paralajmlroi  se forcat e armatosura të vendit të tij janë të gatshme  për angazhim afatgjatë në Siri, me qëllim që të  mos lejojnë SHI t’i kthejë territoret mbi të cilat ka humbur kontrollin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button