Mugabe në paraburgim shtëpiak; Mnangatva president i përkohshëm i Zimbabves

Presidenti i Zimbabves, Robert Mugabe dhe familja e tij ndodhen në paraburgim shtëpiak, njoftoi televizioni Njuz 24 nga Zimbabve.

Sipas mediave lokale, shefi i shtetit 93-vjeçar është përgatitur të japë dorëheqje, transmeton MIA.

Partia qeveritare në Zimbabve, Zanu-PF publikoi në Tuiter se Emerson Mnangagva është emëruar për president të përkohshëm të shtetit në vend të 93-vjeçarit Robert Mugabe.

Емерсон Мнангагва

Partia mohon se në shtet është kryer grusht shtet por që ndodhitë në Harare kanë qenë “bartje e pushtetit pa derdhje gjaku”.

“Nuk kishte grusht shtet vetëm bartje të pushtetit pa derdhje të gjakut. Madje janë arrestuar njerëz të korruptuar, ndërsa plaku i cili e shfrytëzonte bashkëshorten e tij është paraburgosur. Disa të shtëna janë nga njerëz të këqij të cilët kanë dhënë rezistencë gjatë arrestimit, por tani edhe ata janë në paraburgim”, thuhet në njërin nga tuitet e partisë në Tuiter.

Mnangagva (75) ishte nënpresident i Zimbabves derisa Qeveria nuk e shkarkoi për shkak të “jolojalitetit”. Ky ndërrim ishte pranuar si përgatitje të bashkëshortes të Mugabes që ta marrë pushtetin nga ai për shkak se ajo paraprakisht vetë ka kërkuar nga bashkëshorti ndërrim të Mnangagvës.

Мугабе и сопруга

Grejs Mugabe, bashkëshortja e presidentit të Zimbabve, Robert Mugabe, me siguri është larguar nga vendi dhe është nisur për në Namibia, kumtoi televizioni britanik Sjak njuz.

Sipas gazetës afrikanojugore “Sitizen”, e cila i referohet burimeve të sigurisë së Republikës së Afrikës Jugore, Mugabe ka nënshkruar marrëveshje me armatën për të parashtruar dorëheqje nëse bashkëshortes së tij i lejohet ta braktisë Zimbabven dhe të marrë azil jashtë vendit, ndoshta në Afrikën Jugore.

Ushtria mbrëmë e mori pushtetin në Zimbabve, duke theksuar se nuk është kryer grusht shtet, por vetëm intervenim kundër “kriminelëve rreth presidentit Robert Mugabe të cilët u shkaktojnë njerëzve vuajtje sociale dhe ekonomike”.

хараре зимбабве оклопни возила

Ushtarët sigurojnë ndërtesa qeveritare dhe patrullojnë nëpër rrugët e Harares, ku mbrëmë u regjistruan disa shpërthime të fuqishme. Automjete të armatës bllokuan qasje deri te Parlamenti, si dhe para gjykatave.

Paraprakisht u arrestua edhe ministri i Financave Ignatius Çombo. Ai është anëtar me ndikim i fraksionit të ashtuquajtur G40″ të partisë qeveritare Lidhja afrikane kombëtare e Zimbabves – Froni patriotik. Fraksionin e udhëheq Grejs, bashkëshortja e Mugabes, e cila planifikon ta trashëgojë 93-vjeçarin president në funksionin shef i shtetit.

Partia opozitare Lëvizje për ndryshim demokratik bëri thirrje për kthim të qetë drejt demokracisë kushtetuese në vend, duke shtuar se intervenimi i ushtrisë do të sjellë deri në vendosje të shtetit stabil, demokratik dhe progresiv.

Игнатиус Чомбо

Lideri me ndikim i veteranëve ushtarak, të cilët zhvilluan luftë për pavarësi të Zimbabves, Kris Mucvanga i bëri thirrje Afrikës Jugore dhe shteteve të tjera nga pjesa jugore e kontinentit, si dhe Perëndimi, sërish të hyjnë në kontakt me Hararen.

BE-ja bën thirrje në dialog dhe në zgjidhje të qetë të krizës në Zimbabve. Ngjarjet e fundit politike në Zimbabve dhe implikimet e tyre, duke përfshirë edhe në lidhje me forcat e sigurisë së vendit, janë shkak për shqetësim, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Ai shtoi se BE-ja e përcjell gjendjen dhe se duhet të respektohen të drejtat themelore të të gjithë qytetarëve, si dhe sistemi kushtetues dhe demokratik. “U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në konfrontim të kalojnë drejt dialogut me qëllim të arritjes së zgjidhjes paqësore të krizës”, shtoi zëdhënësi.

Gjendja në Zimbabve po ndryshohet shpejt dhe është vështirë të thuhet si do të zhvillohet, deklaroi sot ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Xhonson.

Борис Џонсон

Ai u bëri thirrje palëve të involvuara në krizën në ish koloninë britanike në Afrikën e Jugut, që të përmbahen nga dhuna.

Franca kumtoi se me kujdes i ndjek ngjarjet në Zimbabve dhe kërkoi të respektohet Kushtetuta, pasi paraprakisht ushtria e ndërmori pushtetin në vend.

“E përshëndesim përkushtimin tonë ndaj rendit kushtetues dhe respektimin e synimeve legjitime të popullit të Zimbabves”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme, Anies Romate-Eslan.

Ajo i bëri thirrje të gjitha palëve të involvuara në krizën në Zimbabve për të “gjetur zgjidhje të qetë në suazat ligjore dhe pa dhunë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button