Ka ende shpresë, Italia mund të kualifikohet në Botëror

Italia është zyrtarisht jashtë Botërorit Rusi 2018, për atë që përfaqëson pa asnjë dyshim një katastrofë në nivelin sportive.

Buffon, Barzagli, De Rossi dhe sipas të gjitha gjasave edhe Chiellini i kanë thënë tashmë lamtumirë përfaqësueses Italiane dhe do të asistojnë në eventin më madhor të vitit të ardhshëm vetëm në cilësinë e spektatorëve.

E gjithë kjo vetëm nëse nuk ndodh një mrekulli për rikualifikimin e azzurrëve në Botëror, e parashikuar kjo magji edhe në rregulloren e FIFA, transmeton Arbresh.info.

Por sa janë konkrete pritshmëritë e një rikthimi të mundshëm të Italisë në garë? Çfarë thotë rregullorja e FIFA për Botërorin? Neni 7 i rregullores zyrtare të FIFA lë të hapur një fije të hollë shprese.

Në nenin 7 të rregullores flitet pikërisht për një rikualifikim të mundshëm të një prej përfaqësueseve të eliminuara, në rast se një prej 32 përfaqësueseve të kualifikuara tërhiqet, ose përjashtohet nga kompeticioni. Në rast se do të verifikohet njëra nga këto dy situata, atëherë institucioni më i lartë futbollistik në planet mund të vendosë të zëvendësojë skuadrën e tërhequr, ose të përjashtuar, me një tjetër ekip. Dhe Italia, në cilësinë e ekipit më të mirë të klasifikuar në vendin e dytë në fazën e grupeve, mund të jetë zgjedhja, duke shtuar gjithashtu edhe kompetivitetin e turneut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button