Maqedoni, ambasada organizon panair të kolegjeve amerikane

Me rastin e Javës Ndërkombëtare të Arsimit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni organizon Panairin e katërt vjetor të kolegjeve amerikane. Ngjarja do të mbahet më 16 nëntor 2017, prej orës 17:00 deri në 19:00 në Qendrën Informative Kulturore – QIK në Shkup (përballë Soravia dhe qendrës tregtare të qytetit). Hyrja në Panairin e kolegjeve është pa pagesë dhe ftojnë studentët dhe prindërit e tyre që të marrin pjesë, njofton Portalb.mk.

” Ftojnë studentët dhe prindërit e tyre që të marrin pjesë Panairin e katërt vjetor të kolegjeve amerikane.  Ngjarja do të mbahet më 16 nëntor 2017, prej orës 17:00 deri në 19:00 në Qendrën Informative Kulturore – QIK në Shkup (përballë Soravia dhe qendrës tregtare të qytetit). Hyrja në Panairin e kolegjeve është pa pagesë.

Njëzet pjesëtarë të komunitetit të Ambasadës, përfshirë edhe zëvendës ambasadorja Micaela Schweitzer-Bluhm, do të prezantojnë aspekte të ndryshme të përvojës në kolegjet amerikane dhe do të përgjigjen në pyetje për arsimin e lartë në Shtetet e Bashkuara.

Këshilltarët e programit EducationUSA do të ofrojnë informacione rreth procesit për aplikim në universitete në SHBA, si dhe do të informojnë për shërbimet e EducationUSA në qendrat nëpër Maqedoni. Për më tepër, ndihmësi për çështje arsimore pranë Ambasadës do të përgjigjet në pyetje rreth mundësive për bursa të qeverisë amerikane dhe programe për shkëmbim arsimor”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button