Armata pohon se e ka arrestuar presidentin e Zimbabves Mugabe dhe bashkëshorten e tij

Armata e Zimbabves njoftoi sot se po i mban në paraburgim presidentin e shtetit Robert Mugabe dhe bashkëshorten e tij Grejs.

Në fjalim përmes televizionin kombëtar ushtarët theksuan se po i sigurojnë edhe kabinetet qeveritare dhe patrullojnë nëpër rrugët e kryeqytetit.

Зимбабве армиски сили

“Në Zimbabve nuk është kryer grusht shtet”, pohojnë persona ushtarak, të cilët u prononcuan për televizionin kombëtar.

Ata pohuan se e kanë marrë pushtetin, por theksuan se nuk bëhet fjalë për grusht shtet, por se qëllimi i tyre janë “kriminelët” e afërt me presidentin Robert Mugabe.

Paraprakisht, ushtarët e arrestuan edhe ministrin e Financave Ignatius Çombo, pasi e morën pushtetin në tentim që të ballafaqohen “me kriminelët rreth presidentit Robert Mugabe të cilët u shkaktojnë njerëzve vuajtje ekonomike dhe sociale”, njoftoi një burim qeveritar.

Игнатиус Чомбо

Forca të armatës janë të sistemuar në vende kyçe në Harare midis të cilëve edhe para ndërtesës së Parlamentit. Sipas mediave perëndimore, para bankave janë formuar radhë të gjata në përpjekje që njerëzit t’i tërheqin kursimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button