Trump dhe Putin, Europa nuk duhet t’i largojë

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Donald Trump dhe Vladimir Putin po kërcënojnë vlerat perëndimore të tolerancës dhe mirëkuptimit, por izolimi i tyre nga Europa do të ishte kundër produktiv.

“Nëse vendosim që t’i largojë ata nga Evropa dhe vlerat tona, duke i thënë se po trashëgojnë vlerat tona, do ti humbasim ata të dy”, deklaroi Macron për BBC, përcjell Top Channel.

Shumë njerëz i konsiderojnë Trumpin dhe Putin si rezistencë ndaj vlerave liberale, por pavarësisht kësaj, Macron nguli këmbë se ata nuk duhen bërë armiq. Macron tha se paranoja, ndjesia e kërcënimit dhe dëshira për të mbrojtur diçka, i bëri lider si Putin që të zgjedhin një rrugë të ndryshme. Presidenti francez nuk harroi të fajësonte edhe vendet e shoqëritë perëndimore, të cilat sipas tij kanë humbur imagjinatën, ambicien dhe vizionin.

“Perëndimi garoi rëndë kur humbi narrativën e madhe për vlerat dhe identitetin. na duhet një narrativë e përbashkët, një qëllim dhe imagjinatë e përbashkët”, deklaroi Macron, duke sjellë si shembull kërcënimin e IS që bashkoi botën. Ai gjithashtu foli edhe për fenë, duke thënë se mbështet ata që mbrojnë një islam të hapur dhe tolerant.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button