Është shtyrë seanca për vrasjen e Almir Aliut

Për shkak mungesës së justifikuar të avokatit për mbrojtjen e tre të akuzuarve për dhunë, sot në Gjykatën e Kumanovës është shtyrë seanca kundër të akuzuarit Boban Iliq, të cilin Prokuroria e akuzon për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu, deklaruan avokatët e përfshirë në rast, njofton Portalb.mk.

Seanca e ardhshme, informojnë avokatët, është caktuar për 29 nëntor. Atëherë do të thuhen fjalët përfundimtare për rastin kundër të akuzuarit Boban Iliq, të cilin Prokuroria e akuzon se me 25 qershor të vitit të kaluar e ka vrarë katërvjeçarin Almir Aliu, pas zënkës paraprake me babin e vogëlushit në Shtëpinë Shëndetësore të Kumanovës.

I akuzuari akuzohet se e ka shkelur katërvjeçarin Almir në rrugën “Boris Kidriç”.

Për rastin e njëjtë, kundër tre personave, babin e Almirit, Sead Aliu, Sami Demiri dhe Abdulla Aliu është ngritur akuzë për vepër penale të kryer “dhunë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button