“Katimerini”: Bujar Osmani javën e ardhshme në Athinë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani javën e ardhshme me siguri do ta vizitojë Athinën ku do të bisedojë me përfaqësues të lartë të autoriteteve greke, publikoi edicioni online i gazetës greke “Katimerini”.

Duke iu referuar analistëve, gazeta informon se pret që takimet midis përfaqësuesve të të dy vendeve të intensifikohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Duke mos saktësuar nëse vizita e Osmanit është në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e zgjidhjes për emrin, ose lidhur me aspekte të tjera të marrëdhënieve bilaterale midis Maqedonisë dhe Greqisë, gazeta në të njëjtin tekst fokusohet në takimin me ndërmjetësin Methju Nimic, takim të cilin  për javën e ardhshme e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev.

“Takimi i javës së ardhshme midis Methju Nimicit, përfaqësuesit special të KB-së për kontestin me emrin në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe negociatorëve nga Greqia dhe IJRM-ja, shihet si pjesë e përpjekjeve për përshpejtimin e bisedimeve për zgjidhjen e problemit i cili i ndau vendet për mbi dy dekada”, shkruan Katimerini.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Zaev, gazeta shtoi se Nimici, më 20 dhe 21 nëntor do të realizojë takime të veçanta me Adamantios Vasilakis dhe Vasko Naumovskin.

“Katimerini” gjithashtu përmendi se ministri grek i Punëve të Jashtme , i cili në Bruksel u takua me shefin e diplomacisë të Maqedonisë Nikolla Dimitrov, para pak kohësh në pres konferencë tha se gjysma e parë e vitit 2018  do të ishte koha ideale për bisedime midis të dyja palëve.

“Shpresat për zgjidhje u ringjallën me fitoren e LSDM-së  të kryeministrit të IJRM-së në zgjedhjet lokale që u mbajtën muajin e kaluar në vendin fqinj. Të hënën Zaev deklaroi se duhet që të fillojnë përpjekje të reja për zgjidhjen e kontestit për emrin”, shkruan gazeta greke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button