Server: Është e mundur zgjidhje për emrin dhe pranim në NATO vitin e ardhshëm

Daniel Server, ekspert për Ballkanin dhe profesor në universitetin amerikan Xhon Hopkins, në deklaratë për MIA-n vlerëson se është e mundur që në vitin 2018 të bëhet depërtim në zgjidhjen e kontestit për emrin dhe heqje të bllokimit për pranim të Maqedonisë në NATO dhe fillim të negociatave inkuadruese me BE-në.

Duke i komentuar pritjet optimiste nga Shkupi, Athina, por edhe nga Uashingtoni, të theksuara përmes zëvendës-ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-së Hojt Ji, Server thotë se zgjidhje mund të gjendet posaçërisht lidhur me pranimin e Maqedonisë në NATO.

“Po, zgjidhje, të paktën, për anëtarësim në NATO, është e mundur në vitin 2018. Të njëjtin gjë mund ta thosha çdo vit nga Marrëveshje e përkohshme e vitit 1995, kushtet (rastet) për këtë për momentin janë premtuese”, thekson Server.

Për reagimet eventuale nga Moska kur do të vijë koha për pranim të Maqedonisë në NATO dhe deklarata që në këtë kontekst e dha kryeministri Zaev për radion malazeze “Antena 1”, Server thekson se “rusët do të provojnë gjithçka që ta pengojnë Maqedoninë të hyjë në Aleancë”.

“Presion ndaj Greqisë, financimi i politikanëve anti-NATO, demonstrues të huazuar, propagandë intensive nga RT dhe Sputnik, provokime të armatosura, madje atentat dhe grusht shtet, e gjithë kjo do të jetë në menynë e tyre. Më mirë është që të jeni të përgatitur për më të keqen”, thotë Daniel Server në deklaratë për MIA-n.

Zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror amerikan Hojt Ji javën e kaluar në debat në Uashington deklaroi se çështja për emrin deri tani është në nivelin më të lartë dhe më afër gjetjes së zgjidhjes. Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias, madje, deklaroi se pret që çështja të mbyllet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, se duhet të bëhet hap dhe se tani ka shanse më të mëdha prej më parë që të gjendet zgjidhje me Greqinë.

Raund i ri i bisedimeve të negociatorëve të së dy vendeve me ndërmjetësim të Methju Nimicit, pas një pauze më të gjatë, pritet të mbahen më datën 20 ose 21 këtë muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button