Zimbabve: Ushtria doli nëpër rrugë, por thuhet se nuk ka grushtshtet

Ushtria e Zimbabvesë ka dalur nëpër rrugë në kryeqytetin Harare, dhe për shkak të thashethemeve për trazira dhe puç, ka shpallur se “ky nuk është grushtshtet ushtarak” dhe se presidenti, Robert Mugabe, është i sigurt, ndërsa armata “po i merr në shënjestër kriminelët” që kanë “shkaktuar vuajtje ekonomike”, njofton REL.

“Sa më shpejt që ta përfundojmë misionin tonë, ne presim se situata do të kthehet në normalitet”, ka thënë sot herët në mëngjes një zëdhënës i ushtrisë.

Kjo kumtesë u bë pasi ushtria e mori kontrollin ndaj transmetuesit shtetëror.

Gjatë natës janë dëgjuar eksplodime dhe të shtëna në kryeqytet, ndërsa makinat ushtarake ishin vendosur rreth qytetit.

Më herët, një komandant i armatës është kërcënuar për të ndërmarrë masa dhe “për t’i qetësuar tensionet politike lidhur me pasardhësin e Mugabes, 93 vjeçar”. Partia në pushtet e ka akuzuar këtë komandant për “tradhti”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka inkurajuar shtetasit amerikanë që të mbesin në shtëpitë e tyre për shkak të “paqartësisë politike që po vazhdon”.

Ambasada britanike, po ashtu, ka tërhequr vërejtjen duke i theksuar “raportet për aktivitet të pazakonshëm ushtarak”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button