Pajisjet dimërore prej sot të obligueshme në automjete

Prej sot hyn në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete.

Me mosrespektimin e rregullave për mbajtjen e pajisjeve dimërore shoferët e vendosin veten por edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion në rrezik dhe njëkohësisht, sipas nenit 361 nga Ligji për siguri në qarkullimin  e rrugëve, parashikohen gjoba prej 45 eurove në kundërvlerë të denarit, respektivisht shoferit do t’i regjistrohen 25 pika negative. Nëpunësi policor, mund të urdhërojë që shoferi ta ndalojë lëvizjen e mëtejshme të automjetit, nëse nuk vepron sipas shenjës në komunikacion për mbajtje dhe përdorim të obligueshëm të pajisjeve dimërore. Gjithashtu, nëpunësi policor mund të urdhërojë që shoferi ta ndalojë lëvizjen e mëtejshme edhe atëherë kur nuk ekziston shenjë komunikacioni për mbajtje të obligueshme të pajisjes dimërore, nëse kushtet dimërore në rrugë nuk mundësojë zhvillim të pandërprerë dhe të sigurt të komunikacionit, gjegjësisht nëpunësi policor mund t’i urdhërojë shoferit që detyrimisht ta vendosë pajisjen dimërore në automjet.

Për shoferë të automjeteve motorike deri 3.500 kilogramë prej datës 15-të të këtij muaji pajisje të detyrueshme janë gomat dimërore në të gjitha rrotat e makinës me thellësi minimale të relieveve prej katër milimetra, ndërsa nëse kanë goma vere me katër milimetra të obliguar të posedojnë zinxhirë për dëborë të cilët i përshtaten madhësisë së rrotave.

Pajisje dimërore të obligueshme për automjetet motorike me lëvizje të së katër rrotave (4 x 4), nënkupton goma dimërore me thellësi minimale të relieveve prej gjashtë milimetrash ose goma verore me thellësi minimale prej katër milimetrave nëse automjeti posedon zinxhirë për borë të ketë të paktën për boshtin e pasëm, në rast kur ka lëvizje të vazhdueshme të katër rrotave, apo zinxhirë për borë të paktën për rrotat lëvizëse të automjetit.

Për automjete motorike me mbi 3.500 kilogramë, të obligueshme janë gomat dimërore në të gjitha rrotat, me thellësi minimale të relieveve prej gjashtë milimetra, ndërsa nëse ka pneumatik me thellësi minimale  të relievit prej katër milimetra të ketë edhe zinxhir përkatës për borë.

Autobusët dhe automjetet e tjera transportuese, të cilat nuk mund të vendosin zinxhirë për borë në rrotat janë të obliguara të kenë goma dimri dhe mjet dore.

Nga KRSKRR sqarojnë se goma dimri janë ato të cilat në njërën anë të tyre kanë shenjën: „МЅ“, „М+Ѕ“, „М&Ѕ“ dhe shenjën e fjollës së dëborës.

Detyrimi ligjor për pajisje të obligueshme dimërore do të zgjasë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button