Eurointegrimet dhe prioritetet për hyrje në NATO në mbledhje qeveritare

Gjendja dhe përparimi në procesin e integrimit evropian, shfrytëzimi dhe implementimi i fondeve të BE-së dhe statusi i realizimit të prioriteteve për hyrje në NATO është një ndër pikat të cilat do të shqyrtohen në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të caktuar për sot pasdite.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, në mbledhje do të gjendet edhe propozim – ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së RM-së dhe Këshillit të ministrave të BeH-së për njohje të ndërsjellë dhe zëvendësim të patentë shoferëve, informatave për modelet për përmirësim të funksionimit të projektit “Hapja e Kuzhinave popullore”, si dhe për rrjedhën e aktiviteteve lidhur me librat nga projekti për përkthimin dhe shtypjen e 50 librave mësimore universitare të cilat përdoren në 10 universitetet e para të ranguara në pajtim me Listën e Shangait për vitin 2015.

Ministrat në mbledhje do ta shqyrtojnë edhe informatën lidhur me nevojën e lidhjes së Aneksit ndaj Marrëveshjes për ndarjen e ndihmës shtetërore të kontraktuar me Qeverinë e RM-së dhe kompaninë shfrytëzuese të ZZHTI Shtip “Xhonson Kontrolls SHPKNJ Shtip”.

Ministrat, në kuadër të mbledhjes, ceket, do ta shqyrtojnë edhe informatën për ndryshim dhe plotësim të Marrëveshjes mes Qeverisë së RM-së dhe Komisionit evropian për financim lidhur me Programin shumëvjeçar operativ “Zhvillimi rajonal”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button