Ushtarët e pushtojnë televizionin shtetëror të Zimbabves, shpërthime në qendër të Harares (video)

Disa ushtarë herët në mëngjes e pushtuan selinë e televizionit shtetëror të Zimbabves, Ze Bi Si, kumtuan dy të punësuar në këtë medium.

Sipas mediave perëndimore, disa shpërthime të fuqishme kanë jehuar në qendrën e kryeqytetit Harare, me ç’rast ushtarët kanë qenë të sistemuar në rrugët e qytetit dhe e kanë pushtuar televizionin shtetëror. Ndaj disa punonjësve medial është përdorur forcë, por u është kumtuar që të mos shqetësohen, pasi që ushtarët janë aty që ta ruajnë televizionin.

Ngjarjet i përforcojnë spekulimet për grusht shtet ndaj presidentit 93-vjeçar, Robert Mugabe.

Ambasada amerikane në Zimbabve kumtoi se sot do të jetë e mbyllur, ndërsa personelin dhe shtetasit e saj në vend i porositi të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për shkak të jostabilitetit politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button