Si t’i heqësh rrudhat me produkte që nuk do t’ju kishte shkuar mendja kurrë

Kanë filluar të të dalin ato rrudhat poshtë dhe në anë të syve?

Mos i merr inat se me pak punë mund t`i fshish. Ato që të duhen janë pak gjëra, shkruan arbresh.info. 

Pastë dhëmbësh

Lëng domate
Kapsula me Vitamin E
Xhel Aloe Vera

Në një tas të pastër hidh gjysmë lugë pastë dhëmbësh. Shto edhe gjysmë lugë xhel aloe vera. Më pas xhelatinën e Vitaminës E. Shto 1 lugë lëng domate dhe përzieje mirë.
Këtë përbërje aplikoje më pas në zonën ku ke probleme. Përhape me kujdes përmes gishtërinjve të pastër. Lëre në fytyrë për 5 minuta dhe më pas laje me ujë të ftohtë. Pastaj thaje mirë fytyrën. Hapi tjetër është përdorimi i xhelatinës së Vitaminës E. Merr disa pika dhe vendosi mbi lëkurë. Lëre gjithë natën dhe laje në mëngjes. Këtë të dytën aplikoje çdo natë. Kurse të dy hapat bashkë, një ditë po, një ditë jo, për një muaj. Do ta shikosh menjëherë diferencën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP