Spice Girls ribashkohen në 2018-ën

Victoria Beckham, Mel C, Mel B, Geri Horner dhe Emma Bunton 5 vajzat e famshme të grupit “Spice Girls” janë gati të ribashkohen në vitin 2018 .

Bëhet fjalë për një album të ri të vajzave, si dhe për një speciale në televizion, mbi historikun dhe triumfin muzikor të një ndër grupeve më të famshme në Britani, përcjell Koha.net. 

5 vajzat “Spice” kanë që në verë që e diskutojnë këtë projekt, dhe vendosën t’ua bënin fansave këtë dhuratë si për Krishtlindje.

Megjithatë, artistet janë të zëna me familjet e tyre, si gruaja e David Beckham me fëmijët e saj, ashtu edhe Mel B me divorcin me ish-bashkëshortin Stephen Belafonte, ndaj nuk pritet të jenë kokë e këmbë në këtë projekt. Nga ky rikthim nostalgjia e viteve ’90 do të ringjallet së bashku me grupin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button