Çitaku: Kosova është e përkushtuar në dialogun me Serbinë

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, përsëriti para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe se kjo gjë nuk mund të ndryshojë.

Çitaku, në fjalën e saj në KS, ku është prezantuar raporti më i ri i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e UNMIK-ut, tha se Kosova mbetet fuqishëm e përkushtuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, transmeton REL. 

“Ne e dimë shumë mirë se çfarë ndodh kur nuk pajtohemi me njëri-tjetrin”, tha Çitaku.

Ajo u bëri thirrje ambasadorëve të Këshillit të Sigurimit që të shqyrtojnë dinamikën e raportimeve për Kosovën, ndërsa kërkoi që të redefinohet misioni i UNMIK-ut

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi në këtë mbledhje se Serbia është e gatshme për zgjidhje kompromisi, porse Prishtina, sipas tij, nuk po zbaton marrëveshjet e arritura në dialogun në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP