DPHM: Shiu në ditët në vijim do ta rrisë nivelin e lumenjve

Të reshurat e shiut të cilat në dy ditët në vijim vende-vende pritet të arrijnë edhe mbi 70 litra në metër katror do të shkaktojnë rritje të niveleve të lumenjve të cilat ende janë nën mesataren për nëntorin.

Nga DPHM informojnë se rritja e nivelit pritet në të gjitha nivelet në vend, veçanërisht tek rrjedhjet më të vogla me sipërfaqe të vogla të kullimit tek të cilat më shpejt formohet rrjedhja.

“Nëse realizohen parashikimet dhe vende-vende bien mbi 70 l/m2 është e mundur të vihet deri në rritje të konsiderueshme të nivelit dhe mbushjes së shtretërve të lumenjve më të vegjël, ndërsa në disa vende është e mundur të ketë edhe rrjedhje lokale, para së gjithash në rrjedhat më të vogla. Tek lumenjtë më të mëdhenj me sipërfaqe rrjedhëse më të mëdha pritet rritje e nivelit të tyre, por ato do të kishin kapacitet të madh të mjaftueshëm t’i pranojnë këto të reshura pa mundësi për rrjedhjen e tyre”, thonë nga DPHM.

Nga atje paralajmërojnë në lëvizje të kujdesshme krahas rrjedhave, veçanërisht krahas atyre të vogla dhe ndjekje vigjilente të gjendjes në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button