Hani më tepër hamburgera, sipas kësaj dietologeje

Jemi rritur me idenë që hamburgerat apo çdo ushqim fast food është djalli vetë, kur vjen puna te shëndeti dhe forma fizike e trupit. E kemi vërtetuar vetë sa herë se si barku ynë bëhet kacek kur e teprojmë me çdo gjë që përfshin brum, mish dhe djathë (ato të mira dhe të këqija sufllaqe!), ndaj s’duam prova për këtë këshillë të prindërve apo specialistëve dietologë, shkruan Bordo.al. 

Por dietologia Emily Field nuk beson në ushqime të mira dhe të këqija. Balanca është fjala e duhur për të, konkretisht balanca midis proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave.

IMG_3966-3.jpg

Proteinat na bëjnë të ndihemi plot, karbohidratet na sigurojnë energji, dhe yndyrnat na ndihmojnë të thithim vitamina dhe minerale, ndërsa mbajnë qelizën e shëndetshme.

Për fatin tonë të mirë, hamburgeri (perfekt) i ka në balancë këto 3 komponentë. Pa yndyrna të tepërta si salca apo djathë ekstra, hamburgeri ka vetëm 300-400 kalori, dhe të mban ngopur për pjesën më të madhe të ditës.

Kini kujdes të shmangni patatet e skuqura ama, si dhe pijet me gaz. Nuk është e nevojshme të themi pse.

Në fakt, më mirë të merrni një hamburger të dytë, se sa patate shoqëruese, sipas Field.

Provojeni dhe do ta ndjeni” – na fton ajo. S’është nevoja ta kërkojë dy herë!

How to Grill Up a Healthy Burger | Runner's World

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button