Spasovski u takua me përfaqësuesin për liri të mediave të OSBE-së

Ministri i Punëve të Jashtme Oliver Spasovski sot pati takim me përfaqësuesin për liri të mediave të OSBE-së Arlem Dezir, në të cilin ishte theksuar se mediat janë ndër shtyllat më të rëndësishme të një shoqërie demokratike dhe për këtë duhet të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për gazetarët që të ndjehen të sigurt dhe të lirë ta kryejnë punën e tyre.

Siç bëri të ditur MPB, ministri Spasovski e ka potencuar bashkëpunimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme me shoqatat e gazetarëve dhe raportin e partneritetit me gazetarët dhe shoqatat e tyre me qëllim që më lehtë të zgjidhen problemet eventuale në të ardhmen. Ai e ka potencuar përkushtimin e MPB-së për ndriçimin deri në fund të të gjitha rasteve me sulmet mbi gazetarët të cilat kanë ndodhur në të kaluarën.

Spasovski e ka njoftuar Dezirin me reformat në MPB dhe masat të cilat po ndërmerren për tërësisht të kthehet besimi i qytetarëve në policinë.

“Të dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord për intensifikimin e të dhe deri më tani bashkëpunimin e mirë mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe OSBE-së”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button