Shpresat e Maqedonisë munden edhe nga Austria

Reprezentacioni i Maqedonisë U21 në futboll, ka vazhduar të mbajë fundin e tabelës në Grupin e 7 edhe pas ndeshjes së katërt, pasi që kësaj radhe si nikoqire e Austrisë është mundur me rezultat të thellë 0:4.

Maqedonia kishte shumë pak raste në këtë ndeshje, ndërsa një nga to e kishte vetëm pesë minuta para fundit të ndeshjes, kur pas asistimit të Boban Georgiev, Besar Iseni nuk realizoi. Vlen të përmendim se Maqedonia e përfundoi ndeshjen me një futbollist më pak, pas përjashtimit të Tihomir Kostadinovit.

Ndeshjen e radhës Maqedonia U21 do ta luaj në muajin mars, kur në Shkup vjen reprezentacioni i Rusisë. Lidere e grupit është Serbia me pikë maksimale nga pesë ndeshje, ndërsa më pas vjen Rusia me 10 pikë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button