Eurointegrimet dhe prioritetet për hyrje në NATO në seancën qeveritare

 Gjendja dhe përparimi në procesin e integrimit euroatlantik, shfrytëzimi dhe implementimi i fondeve të BE-së dhe statusi i realizimit të prioriteteve për hyrje në NATO është një prej pikave të cilat do të shqyrtohen në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të caktuar për nesër pasdite, transmeton MIA. 

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për media, në seancë do të jetë edhe propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të BeH-së për njohje të përbashkët të lejeve të qarkullimit, informacionet për modelet për avancimin e funksionimit të projektit “Hapje e Kuzhinave popullore”, si dhe për vijimin e aktiviteteve lidhur me librat nga projekti për përkthim dhe botim të 50 librave universitare të cilat do të përdoren në 10 universitetet e para të radhitura në pajtim me Listën e Shangait për vitin 2015.

Ministrat në seancë do ta shqyrtojnë edhe informacionin në lidhje me nevojën nga arritja e Aneksit ndaj Marrëveshjes për ndarjen e ndihmës shtetërore të arritur me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe kompaninë shfrytëzuese të ZZHTI Shtip “Xhonson Kontrolls SHPKNJP Shtip”.

Ministrat, në kuadër të seancës, theksohet, do ta shqyrtojnë edhe informacionin për ndryshim dhe plotësim të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian për financim në lidhje me Programin shumëvjeçar operativ “Zhvillimi rajonal”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button