Sadiku ofendoi Xhakën gjatë ndeshjes me Turqinë (VIDEO)

Kombëtarja Shqiptare arriti një fitore me vlera në miqësoren e djeshme ndaj Turqisë duke bërë një lojë të mirë, sidomos në pjesën e parë. Por, një episod jo shumë i këndshëm ka ndodhur në fundin e pjesës së parë të ndeshjes. Në një aksion të shpejtë të kuqezinjve Xhaka ka topin në këmbë, ndërsa Sadiku është i lirë. Sulmuesi kërkon topin nga mesfushori, por Xhaka nuk e shikon dhe pason në mënyrë të gabuar në krahun tjetër, shkruan Panorama.

Sadikun e kap kamera fillimisht duke i kërkuar llogari Xhakës pse nuk i pasoi duke qenë se ishte në pozicion të favorshëm për të shënuar. Më pas kamera e kap sulmuesin duke ofenduar me një fjalor të rëndë. Por, gjithsesi nuk dihet nëse ajo sharje ka qenë në adresë të mesfushorit, i cili i ngriti dorën duke i kërkuar ndjesë, apo i drejtohej dikujt tjetër.

Në këto momente Shqipëria ishte në avantazhin e dy golave dhe një tjetër rrjetë do të sillte më shumë qetësi në kampin kuqezi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP