Rama i përgjigjet akuzës së opozitës: Projekti “1 miliard”, i pastër

Akuzave të opozitës se qeveria do të përdorë buxhetin e shtetit dhe programin “1 miliard euro” të investimeve për pastrimin e parave të drogës, kryeministri u ka dhënë një përgjigje të prerë, transmeton Top Channel.

“Nëse ka një projekt ku nuk diskutohet fare pastërtia e burimit të të ardhurave është ky program, ndaj nga kjo konferencë u kërkoj të gjithë atyre që janë detyruar të dëgjojnë të tilla shpërthime të qeshin e jo të qajnë”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, garancia për pastërtinë e programit “1 miliard euro” janë financuesit e tij, bankat private. “Nëse ka një sistem ku ekonomia informale nuk ka shans të penetrojë, ky është sistemi bankar”, tha Rama.

“Reforma ndaj informalitetit është bërë më prioritare për autoritetet shqiptare dhe sektori bankar me rrjetin e tij duhet të ofrojë ndihmesën për këtë qëllim të përbashkët”, tha nga ana tjetër guvernatori i BSH, Gent Sejko.

Vetë bankat e shohin programin “1 miliard euro” si një mundësi për zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

“Përpara ka një oportunitet të madh që ne të punojmë së bashku si partner të besueshëm për të injektuar financë në projektet publike të infrastrukturës përmes programeve të partneritetit publik privat”, deklaroi Periklis Drougkas, kryetar i Shoqatës së Bankave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP