SHI-ja e mori përgjegjësinë për sulmin e sotëm në Jemen

 Komanda e grupit terrorist Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin e sotëm me bombë në qytetin jugor jemenas Aden, në afërsi të shtabit të forcave jemenase të sigurisë.

Të paktën 10 persona e humbën jetën kur një automobil, me të cilin drejtonte vetëvrasësi me bombë, u ngrit të erë në afërsi të ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme në lagjen qendrore Al Mansur.

Midis viktimave ka edhe policë dhe kalimtarë të rastit. Sipas dëshmitarëve okularë, pas shpërthimit, ka shpërthyer zjarr.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button