Xhaferi-Sera: Maqedonia do ta përkrah Spanjën në rruajtjen e sovranitetit shtetëror

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në takim me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Maqedoni, Emilio Lorenco Sera ka shprehur përkrahje ndaj Spanjës për rruajtjen e integritetit të saj territorial dhe sovran, njofton Portalb.mk.

“Sa i takon ngjarjeve aktuale në Spanjë, Qeveria e Maqedonisë do të japë përkrahje të plotë për Qeverinë e Mbretërisë së Spanjës për ruajtjen e integritetit të saj territorial dhe sovran, nëpërmjet respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve. Shpreh bindjen se Qeveria e Mbretërisë së Spanjës do të arrijë ta sigurojë rendin kushtetues në mënyrë demokratike, rend me të cilin do të garantohen liritë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve”, tha Xhaferi, shkruan ndër të tjerash në kumtesën e Kuvendit të Maqedonisë.

Në takim ambasadori Sera shprehu përkrahjen e Spanjës ndaj Maqedonisë në rrugën euro-atlantike.

“Spanja do të vazhdojë me përkrahjen e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në BE, për arsye se anëtarësimi i saj do të kontribuojë për stabilitetin e gjithë rajonit dhe këtë do ta bëjë në mënyrë më intensive gjatë kryesive të ardhshme me Këshillin e BE në vitin 2018 dhe 2019, emërues i përbashkët i të cilës mes prioriteteve tjera, do të jetë edhe zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Sera duke përshëndetur “proceset reformuese në vend dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

Xhaferi dhe Sera konstatuan intensitet të pamjaftueshëm të takimeve në nivel të lartë dhe u obliguan ta shfrytëzojnë momentin kur që të dy janë të porsazgjedhur në këto funksione, personalisht të kontribuojnë për intensifikimin e komunikimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button